Maqedonia ka mungesë të punëtorëve të kualifikuar, Bexheti: Edukimi ekonomik është nevojë e domosdoshme

by admin
Spread the love





Edukimi ekonomik është nevojë e domosdoshme dhe duhet filluar nga shkollat e mesme dhe në universitete. Kështu thotë akademiku Abdylmenaf Bexheti, sipas të cilit problemi më i madh i ekonomisë në vendin tonë dhe të Europës është fuqia punëtore e kualifikuar.

“Në tregun e punës sot që është një asimetri e madhe midis asaj se çka ne si akademi prodhojmë dhe çka prodhojnë edhe pararendësit tonë edhe nga shkollat e mesme. Edukimi duhet të filloj pjesën ekonomike dhe që andej dhe deri tek nivelet më të larta. Problemin më të madh ekonomik që e ka vendi jonë por jo vetëm, e gjithë ekonomia e Ballkanit Perëndimor e gjithë ekonomia e Europës, mungesa e forcës së punës të kualifikuar, sipas kërkesave të tregut të punës, me këtë ballafaqohet Gjermania e lëre më Maqedonia”, tha akademiku Abdylmenaf Bexheti.

Kreshnik Bekteshi ministër i ekonomisë, tha se do përkrah çdo iniciativë për edukim ekonomik, pasi informimi dhe edukimi në kohë krizash mund ta ruan standardin jetësor.

“Jo vetëm Republika e Maqedonisë së Veriut por edhe në kontinentin Europian dhe global ballafaqohemi edhe me rritje të çmimeve dhe me krizën energjetike dhe është shumë me rëndësi duke filluar nga amvisëritë nga familjet tona apo në nivele më të larta, që të kemi informata më shumë në ballafaqimin me kriza me të vetmin qëllim, të ruajmë standardin jetësor të qytetarëve por edhe ajo pastaj të ndikojë me zhvillimin ekonomik të vendit. Këto iniciativa do të përkrahen nga Ministria Ekonomisë, nga Qeveria në përgjithësi për edukimin e masës në përgjithësi”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Këto komente Bekteshi dhe Bexheti i bënë në konferencën EconLit me temë Edukimi ekonomik – Shkathtësia e nevojshme e shekullit 21./TV21







Artikulli paraprakTritoli që tronditi Sarandën, çfarë ndodhi me dy familjet në “sagën” e gjyqeve për pronësinë




You may also like