Maqedonia e Veriut po blen një sistem raketor francez – Shqip

by admin
Spread the love

Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska, ka njoftuar sot se nga Franca do të blihet një sistem modern i mbrojtjes ajrore.

Në seancën e Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri, ajo tha se bëhet fjalë për një prokurim shumëvjeçar të sistemeve të mbrojtjes ajrore për operacione në lartësi të ulëta.

Petrovska njoftoi se Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut së shpejti do të lidhë kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes së Francës dhe se më pas opinioni do të informohet më në detaje për llojin e pajisjeve ushtarake dhe dinamikën e dorëzimit.

“Bëhet fjalë për përmirësimin e sistemit të gatishmërisë luftarake të Ushtrisë në drejtim të arritjes së detyrës themelore: mbrojtjes së pavarësisë dhe integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit. Prandaj po i afrohemi prokurimit të një sistemi modern të mbrojtjes ajrore, për të cilin do të lidhim kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes së Francës”, tha Petrovska.

Ajo theksoi se përvetësimi i atij sistemi është plotësues i të gjithë sistemit të mbrojtjes, duke shtuar se siguria e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e NATO-s, garantohet nga forcat ajrore aleate.

Në dy dekadat e fundit nuk ka pasur blerje të sistemeve të mbrojtjes kundërajrore, njoftoi Ministria e Mbrojtjes (mod.gov.mk).

Portali maqedonas Sakam da kazam (sdk.mk) shkruan se do të blihet sistemi francez i mbrojtjes ajrore në lartësi të ulët “Mistral”, të cilin Serbia e bleu tre vjet më parë dhe se atëherë presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se 18 sisteme të tilla me 50 raketa janë blerë. /tesheshi.com/

You may also like