Maqedonia e Veriut ndeshje “luksi” me Ishujt Faroe – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Milevski dhe Elmaz: Të gjithë të japin çdo gjë nga vetja

Maqedonia e kaloi me sukses pengesën e parë në ciklin e ri kualifikues për kampionatin europian “Euro 2024” me fitoren kundër Maltës, ndërsa të hënën me fillim në orën 18:00 në arenën “Todor Proeski” do të zhvillon ndeshje “luksi”  kundër Ishiujve Faroe. Në prag të këtij takimi miqësor opinionin e tyre para mediumeve e dhanë seleksionuesi Bllagoja Milevski dhe futbollisti Elif Elmaz.

Reprezentacioni I Maqedonisë së Veriut  në ndeshjen kundër Ishujve Faroe do të ketë mungesën e tre futbolistëve titullarë si Stole Dimitrievski, Visar Musliu, Gjoko Zajkov. Mirëpo trajneri Milevski tha sa ky është rast për t’iu dhënë rasti futbollistëve tjerë, për të parë cilësinë e tyre të vërtetë, pasi Ishujt Faroe janë një kundërshtar mjaft i fortë

“Qëllimi në çdo ndeshje është që Maqedonia të fitojë. Të japë çdo gjë nga vetja për të fituar, nuk do do të jetë më ndryshe edhe ndeshja e nesërme. Të gjithë që janë të pranishëm do të jenë në kombinim për ndeshjen e nesërme. por prapë do të përsëris se e di që të gjithë do të jenë të gatshëm të jenë në funksion të detyrës, ndërsa kush do të startojë, do të vendosim para fillimit të ndeshjes”, tha Bllagoja Milevski.

Ylli i reprezentacionit  të Maqedonisë së Veriut, Elif Elmaz tha se është gjithmonë i motivuar që të japë më të mirën, pa marrë parasysh se cili është kundërshtari qoftë edhe kundër Ishujve Faroe, gjithmonë pretendojmë në fitore.

“Ne gjithmonë kur është në pyetje reprezentacioni e japim më të mirën, njëjtë edhe nesër kundër Ishujve Faroe, do të japim atë që duhet. Nuk mendoj se kundër Maltës nuk ishte ashtu si duhet të ishte. Më e rëndësishme ishte që kualifikimet t’i  fillojmë me tri pikë, ate e arritëm, ndërsa nesër si gjithmonë do të japim maksimumin”, tha Elif Elmaz.

Ndeshja miqësore Maqedoni e Veriut – Ishujt Faroe zhvillohet të hënën në arenën “Todor Proeski” në Shkup, me fillim në orën 18:00./KlanMacedonia/

You may also like