Maqedonia e Veriut do të stërvit pilotë për NATO-në

by admin
Spread the love

Skuadroni i Armatës së Maqedonisë së Veriut për stërvitje, i njohur si Qendra për Stërvitjen e Pilotëve, prej sot u është bashkëngjitur qendrave për stërvitjen e pilotëve në Çeki dhe në Itali si qendra zyrtare të NATO-s, pjesë të strukturës stërvitëse për aviacion të Aleancës në Evropë.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, me përfshirjen e kësaj qendre në strukturën e NATO-së për stërvitjen e pilotëve në Evropë, u konfirmua fakti se ajo funksionon sipas standardeve më të larta të Aleancës në fushën e stërvitjes së pilotëve për helikopterë.

“Njëkohësisht me Qendrën për Stërvitjen e Pilotëve në Maqedoninë e Veriut, edhe dy kampe stërvitore në Greqi dhe Hungari u bënë pjesë e strukturës së NATO-së”, thuhet në kumtesë.

Siç komunikohet, Maqedonia e Veriut është një prej 10 shteteve anëtare, e cila bashkë me Turqinë, Belgjikën, Çekinë, Greqinë, Hungarinë, Italinë, Malin e Zi, Rumaninë dhe Spanjën e filluan nismën për krijimin e një strukture stërvitore të NATO-së në Evropë, me çka u konfirmuar përkushtimi i Maqedonisë së Veriut për kontribut drejt përforcimit të mbrojtjes dhe sigurisë kolektive.

Qëllimi i strukturës së stërvitjes për aviacion të NATO-së është ngritja e një arkitekture të kompletuar për trajnimin e pilotëve në Evropë, e cila do të mundësojë stërvitjen gjithëpërfshirëse të pilotëve për avionë luftarakë, helikopterë dhe dronë, për nevojat e Aleancës Veri-Atlantike.

You may also like