Maqedonia e Veriut debuton kundër Norvegjisë Ndeshja zhvillohet në palestrën Tauron Arena në Krakovë – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut sonte debuton në edicionin e 28-ëtë Kampionati botërorë i hendbollit pë meshkuj që mbahet në në dy shtete Suedi dhe Poloni. Maqedonia e Veriut do garon në grupin F, së bashku me Norvegjinë, Argjentinën dhe Holandën .

Në ndeshjen e pare që do të zhvillohet sonte në palestrën Tauron Arena në Krakovë kundër Norvegjisë

Në këtë ndeshje reprezentacioni i Norvegjisë shihet si favorit absolut, kur dihet se ë nën kampion bote në kampionatet e 2017 dhe 2019, por reprezentacioni ynë sigurishtë se nuk do të del me flamur të bardhë, përkundrazi do të jape më të mire për të nxjerr rezultat pozitiv . Seleksionuesi Kire Llazarov ka thënë “Nuk kemi asgjë për të humbur, por vetëm për të fituar”.

Maqedonia e Veriut në këtë Botërorë luanë me 7 debutues prandaj duhet pasurt kujdes edhe pse seleksionuesi ka besim të plotë .

Ndeshja Norvegji – Maqedoni e Veriut luhet në Tauron Arena në Krakovë, me fillim në orën 20:30, ndërsa në ndeshjen tjetër të këtij grupi me fillim në orën 18:00 takohen Argjentina – Holanda.

Orari i ndeshjeve të sotme

Në orën 18:00
Argjentina – Holanda
Bahrein – Tunisi
Maroko – SHBA
Gjermania – Katari

Në orën 20:30
Danimarka – Belgjika
Kroacia – Egjipti
Norvegjia – Maqedonia e Veriut
Serbija – Algjeria

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

You may also like