Maqedonia e Veriur në Orbitë, Azir Aliu: Hapi tjetër është lançimi i satelitit

by admin
Spread the love

Maqedonia e Veriut sot firmosi Aktet Përfundimtare për marrjen e një pozicioni orbital në kuadër të Konferencës Botërore të Radiokomunikacionit të ITU-së (WRC-23), e cila po mbahet në Dubai. 

Sipas ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, Aktet Përfundimtare përcaktojnë mënyrën e përdorimit të përbashkët të spektrit të radiofrekuencave dhe orbitës satelitore.

Procesi i koordinimit për të marrë pozicionin orbital në fjalë për shërbimet satelitore fikse dhe transmetuese ishte i gjatë, por në fund IA ARRITËM. Sot edhe Maqedonia ka vend në ORBITË.  Pozicioni ynë Orbital është i sigurt që nga sot, hapi tjetër është lansimi i Satelitit!

Arritja e dytë për vendin tonë në konferencë është Dividenda Digjitale 3, me të cilën lirohet hapësira e frekuencave për gjeneratën e gjashtë të rrjeteve celulare (6G) në brezat e frekuencave më të ulëta.

Sot, vendet nga mbarë bota në Konferencën Botërore të Radiokomunikacionit të ITU-së (WRC-23) përcaktuan transformimin digjital.

You may also like