Maqedoni: Për fundjavë pritet të bie shi, në vendet malore edhe borë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Gjatë fundjavës parashikohet mot pjesërisht i vranët dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme lokale. Në zonat malore, sidomos në pjesët perëndimore do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës, ndërsa në viset më të larta malore dëborë të përkohshme. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, herë pas here më e fortë nga drejtimi verilindor.

Siç njofton DPHM-ja, në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë gjashtë, ndërsa ajo maksimale 12 gradë.

Të dielën do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos paradite. Në disa lugina do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 7, kurse temperatura maksimale prej 10 deri në 17 gradë.
Nga e diela do të mbizotërojë mot stabil me mjegull në lugina.


You may also like