Maqedoni e Veriut, kryeparlamentari turk Shentop takohet me homologun Xhaferi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM), Mustafa Shentop u takua me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, raporton Anadolu Agency (AA).

Shentop dhe delegacioni bashkë me të në kuadër të takimeve në Shkup u prit me një ceremoni zyrtare nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Pas ceremonisë së pritjes që filloi me intonimin e himneve kombëtare të të dy vendeve, përshëndetjen dhe kalimit para trupës ceremoniale, Şentop dhe delegacioni parlamentar bashkë me të kaluan në takimin me Xhaferin.

Në takim Xhaferi iu uroi “mirëseardhjen” mysafirëve dhe tha se Dita e Mësimit në Gjuhën Turke është festë jo vetëm e turqve por edhe e vendit dhe se kjo siguron vazhdimin e marrëdhënieve të nivelit të lartë mes dy vendeve.

Xhaferi e cilësoi të kënaqshme vazhdimin e marrëdhënieve ndërparlamentare në nivelin më të lartë.

Shentop shprehu kënaqësinë për vizitën e tij në Shkup dhe takimin me homologun e tij në Ditën e Mësimit në Gjuhën Turke e cila ka një kuptim të veçantë për turqit e Maqedonisë së Veriut.

“Turqia është një nga vendet e para që ka njohur Maqedoninë e Veriut dhe marrëdhëniet mes dy vendeve përparojnë në mënyrë të mirë”, theksoi Şentop duke uruar popullin e Maqedonisë së Veriut për 30-vjetorin e pavarësisë.

Ai theksoi se vazhdimisht po i çojnë përpara marrëdhëniet shumëdimensionale që forcohen nga lidhjet historike, njerëzore dhe kulturore dhe se vizitat e nivelit të lartë anë kontribut të madhe në këto marrëdhënie. Şentop shtoi se Turqia mbështet Maqedoninë e Veriut në NATO dhe në fushat e tjera ndërkombëtare.

Duke theksuar se Maqedoninë e Veriut e mbështesin edhe në rrugën për anëtarësimin në BE, Shentop ndau mendimin e tij se ata nuk e shohin të drejtë që vendet t’i çojnë problemet e tyre dypalëshe në këto pika në multi-strukturat ndërkombëtare dhe se kundërshtimi i Bullgarisë për procesin e Maqedonisë së Veriut në BE do të zgjidhet në një bazë të përshtatshme.

Mirëpresim me kënaqësi që marrëdhëniet ekonomike ndjekin vazhdimisht drejtimin në zhvillim

Shentop potencoi marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve dhe tha se vëllimi tregtar dypalësh ka treguar një rritje 46 për qind krahasuar me një vit më parë.

“Me këtë shtysë të madhe, parashikoj se në të ardhmen e afërt do të arrijmë objektivin tonë të përbashkët prej 1 miliard dollarë që kemi përcaktuar për vëllimin tregtar”, tha Şentop.

Ai shprehu besimin se arritja e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë këtë vit në mënyrë që të përfshijë sektorin e produkteve dhe shërbimeve bujqësore dhe përfundimi i saj sa më parë do t’i hapë rrugë diversifikimit të bashkëpunimit ekonomik. Şentop vuri në dukje se kompanitë turke me investimet e tyre që arrijnë në 1.3 miliardë euro sigurojnë mundësinë punësimi për mbi 5.000 persona.

Duke bërë të ditur se kanë vlera të përbashkëta me Maqedoninë e Veriut dhe se turqit që jetojnë këtu kanë kontribute të mëdha për këtë, Shentop tha se i kushtojnë shumë rëndësi që turqit që jetojnë në Maqedoninë e Veriut të mësojnë turqishten.

Kryeparlamentari turk vuri në dukje rëndësinë për bashkëpunimin dhe solidarizimin global me shfaqjen e pandemisë së koronavirusit dhe se nga pandemia mund të shpëtojnë vetëm së bashku në aspektin njerëzor.

“Në këtë drejtim, përfshirë Maqedoninë e Veriut kemi dërguar pajisje shëndetësore në shumë vende. Bashkëpunimin tonë në këtë fushë do ta vazhdojmë edhe në periudhën e ardhshme. Do të vazhdojmë solidarizimin tonë me vëllezërit e Maqedonisë kur të fillojmë prodhimin e vaksinës tonë vendase dhe kombëtare Turkovac”, theksoi Shentop.

Në takimin e tij, Shentop u shoqërua nga kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Turqi-Maqedoni e Veriut dhe deputet i Partisë AK në qytetin Bursa, Ahmet Kılıç, deputeti i partisë CHP në qytetin Tekirdağ, İlhami Özcan Aygun, nënkryetari i grupit parlamentar të partisë MHP, Erkan Akçay, nëpunës në parlamentin turk dhe deputet i Partisë İYİ në qytetin Tekirdağ, Enez Kaplan dhe ambasadori i Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök.

Şentop nënshkroi librin e kujtimeve dhe do të mbajë një fjalim drejtuar deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

I ndodhur në Maqedoninë e Veriut në kuadër të “21 dhjetorit, Ditën e mësimit në gjuhën turke” do të pritet në një takim edhe nga presidenti Stevo Pendarovski.

Më pas Shentop do të vizitojë Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) dhe do të takohet me nxënësit e shkollës fillore “Tefeyyuz” në Shkup.

Ai do të marrë pjesë dhe do të adresohet edhe në ceremoninë e shënimit të 21 Dhjetorit – Ditës së mësimit në gjuhën turke.

You may also like