Mansory modifikon McLaren 720, do të kap shpejtësinë maksimale prej 341 kilometra në orë dhe prodhon 755 kuaj-fuqi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Për të sjellë diçka kreative dhe që do t’i pëlqente shumë masës, e në veçanti atyre që janë të dhënë pas fuqisë dhe shpejtësisë, kompania gjermane për modifikimin e veturave Mansory ka përzgjedhur McLaren 720S.

Në Mansory janë munduar që me disa elemente specifike ta bëjnë më të lehtë karrocerinë e veturës që është lyer plotësisht me të zezë, e pasi që ia hoqën disa kilogramë – ata i shtuan kuaj-fuqi.

Kështu McLaren 720S që vihet në lëvizje nga motori me 4 litra biturbo V8, në vend që të prodhojë 720 kuaj-fuqi që zakonisht e bën – tani i ka 755. Ndërkaq të dhënat për performancën e kësaj “bishe” nuk janë zbuluar, por modeli standard arrin shpejtësinë maksimale prej 341 kilometra në orë e shpejtësinë nga 0-100 për 2,9 sekonda.

Të gjitha komponentët e reja të karrocerisë janë punuar nga karboni, e ngjyra e zezë dominon sikurse edhe në kabinë. Sa i përket çmimit, deri më tani nuk është zbuluar. /GazetaSinjali/

You may also like