Manjani paralajmëron zhvillime të forta brenda PD: Saliu nuk vjen më në pushtet edhe nëse e zë “mallkimi” i Bashës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani reagon ashpër në rrjetet sociale në lidhje me zhvillimet e fundit brenda partisë Demokratike.

Manjani deklaron se PD nuk vjen dot në pushtet edhe nëse Berishën e zë mallkimi i Bashës dhe e arrestojnë.

Postimi i plotë:

“Ja ta zemë se nemja e Bashës e zuri Saliun. Pra ndodh arrestimi apo më shumë akoma i gjithfuqishmi ndërhyn e ç’a pastaj?!

Basha me AliBashët mendoj se duhet ta harrojnë tashmë PD.  Ata si kanë lënë më vend vetes të kenë lidhje me atë parti dhe, kjo ska lidhje fare me Berishën. Ky i fundit vetëm sa u distancua prej tyre, por qëlloi që partia i shkoi Atij nga pas. Kaq e dëshpëruar ishte PD me AliBashët në krye.

Kështu që nemja ndaj Berishës nuk u bën punë, përkundrazi i nxjerr edhe më zbuluar në llumin e vet.

Ideja që kërkohet një forcë nga jashtë partisë të largojë atë që se mund dot, tregon paaftësi të pandreqshme.

Kështu që PD ta shohin me dylbi. Pushtetin as me dylbi nuk e shohin dot më. Po unë them që mandatet e veta si deputetë nuk i mbajnë dot…
Dhe e gjith kjo falë rrugës që zgjodhën…”-shkruan Manjani.

You may also like