Manjani del me deklaratën e bujshme: Basha është ministër i Ramës, ja cila është opozita e vetme në Shqipëri

by admin
Spread the love

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se opozita aktuale me kryetar Lulzim Bashën është kthyer në fasadë de facto që mban në këmbë sipas tij, qeverinë e Edi Ramës.

Manjani shprehet se lëvizja e nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha ka ngjallur shpresën se gjërat në Shqipëri mund të ndryshojnë. Impuls të ri për shoqërinë dhe demokracinë e quan Manjani ‘Foltoren’ e Berishës me qytetarët dhe demokratët.

“Shqipëria sot ka një qeveri të fortë moniste të përzier me drogëra, historira gati gati narkoqeveri, siç e thonë edhe raportet ndërkombëtare. Kemi një pseudo-opozitë, e cila ka rënë në ditët e saj më të këqija, nuk besohet për asgjë. Jo 7 pika të thotë Luli, por pika, pika, pika e bëftë komplet, nuk e beson më njeri. Le të thotë mrekullira, por nuk e beson askush opozitën e Lulzim Bashës e cila është de facto fasadë e qeverisë. Pra mban në këmbë qeverinë moniste.

Ajo që i mungon gjithë kësaj gjëje është opozita e vërtetë. Nëse para 2-3 javës masivisht njerëzit mendonin se në 10 vitet e ardhshme këtu asgjë s’do të pitijë më, por lëvizja e doktor Bashës, mendoj se i ka dhënë një impuls të ri shoqërisë në tërësi, atij pak shpirti dhe nervi demokratik, qoftë edhe për të thënë ca gjëra që nuk thuhen në rrugë zyrtare. Sali Berisha në fazën e tretë të jetës së tij po i bën një nder shumë të madh demokracisë”, u shpreh Manjani në një interviste televizive.

Me doza ironie, Manjani tha se Basha është ministër i Ramës, ndërsa opozita e vërtetë sipas tij janë foltoret e ish-kryeministrit Berisha.

“Lulzim Basha e ka humbur kredon për të qenë në opozitë. Z.Lulzim Basha është ministër i qeverisë dhe sa më shpejt të hyjë në qeveri aq më nder do t’i bëjë demokracisë, sepse njerëzit do të mbledhin, duan të dinë kush është opozita, e vetmja opozitë janë foltoret e doktor Berishës. Opozitë tjetër nuk dimë. Kjo është e vërteta”, tha Manjani.

You may also like