MANILA – SHBA-Filipine marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen

by admin
Spread the love

MANILA, 2 shkurt /ATSH-DPA/- SHBA-ja do të ketë më shumë akses ushtarak në Filipine sipas një marrëveshjeje të re të shpallur sot gjatë vizitës së ministrit të Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin, i cili theksoi nevojën për lidhje më të forta për të kundërshtuar agresionin e Kinës në rajon.

Në një deklaratë të përbashkët, Manila dhe Uashingtoni thanë se kanë rënë dakord për të shtuar katër vendndodhje të vendosura në “zona strategjike” në marrëveshjen e bashkëpunimit të zgjeruar të mbrojtjes të vitit 2014 (EDCA), e cila aktualisht lejon trupat amerikane të qarkullojnë përmes pesë bazave ushtarake në Filipine.

“Zgjerimi i EDCA do ta bëjë aleancën tonë më të fortë dhe më elastike dhe do të përshpejtojë modernizimin e aftësive tona të kombinuara ushtarake”, thuhet në deklaratë.

“Shtimi i këtyre vendndodhjeve të reja do të lejojë mbështetje më të shpejtë për fatkeqësitë humanitare dhe ato të lidhura me klimën në Filipine dhe do t’i përgjigjet sfidave të tjera të përbashkëta”, sipas deklaratës.

Marrëveshja u njoftua pasi Austin konfirmoi marrëdhëniet e forta midis SHBA-së dhe Filipineve gjatë një takimi me presidentin, Ferdinand Marcos Jr dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like