Mane kërkon kohë: Nuk është e lehtë të ndryshosh klub, duhet të ambientohem

by admin
Spread the love

Sadio Mané kërkon kohë, që të ambientohet. Sulmuesi i ri i Bayernit të Mynihut, që nuk ka arritur akoma që të shprehet si në kohët e Liverpool , ka folur për përshtatjen në Gjermani dhe Bundesligë.

“Nuk është e lehtë të ndryshosh klub. Në Angli kam jetuar vite shumë pozitive, 2 te Southampton dhe 6 te Liverpool. Tani ndodhen në një shtet të ri dhe gjithçka ndryshon: njerëzit, skemat, gjithçka…

Nuk jam përshtatur akoma, e dija këtë gjë dhe nuk kam mbetur i habitur. Po ndodh siç e kisha parashikuar. Te Bayerni më kanë pritur shumë mirë dhe ndihem me të vërtetë i lumtur”, ka thënë sulmuesi për faqen e UEFA-s. / Oversport.tv

Foto: FC Bayern München Facebook

You may also like