Mane është zyrtarisht i Bayernit, kontratë deri në vitin 2025

by admin
Spread the love

Dje kreu vizitat mjekësore, ndërsa sot erdhi edhe zyrtarizimi. Sadio Mane është transferimi më i ri i Bayern Munich. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një njoftimi zyrtar.

Në të thuhej se sulmuesi senegalez u transferua nga Liverpool dhe do të qëndrojë i lidhur me bavarezët për tre sezonet e ardhshëm. Bayern pagoi rreth 40 milionë euro për kartonin e Mane.

Kështu, Mane largohet nga Liverpool pas 6 sezonesh, ku arriti të ndër titujt kryesorë arriti të fitonte një Premier League dhe një Champions League. Në komunikatën e Bayern pritet që pas disa ditësh të ndodhë edhe prezantimi zyrtar i lojtarit. /oversport.tv

Foto: FC Bayern München, Facebook

You may also like