Mancini: Të lumtur që shqiptarët janë me Romën, duam të fitojmë këtë finale

by admin
Spread the love

Edhe Gianluca Mancini ka folur në konferencën për shtyp në prag të finales kundër Feyenoord. Mbrojtësi është i gëzuar që tifozët shqiptarë do të mbështesin Romën dhe kërkon që të fitojë këtë trofe.

“Nuk duhet të kemi frikë asgjë. Feyenoord ka cilësi në mesfushë dhe në sulm. Ne do të tentojmë të bëjmë më të mirën. Shanset janë 50 me 50! E dimë se çfarë duhet të bëjmë.

Duhet të jemi të qetë. Gabimet e vogla mund të bëjnë diferencën. Duhet t’i mbajmë sulmuesit e skuadrës kundërshtare sa më larg. Ata do të jenë të fokusuar maksimalisht. Tifozët kanë qenë unik, na kanë ndihmuar që të vazhdojmë këtë udhëtim.

Çfarë mund të bëjmë për ta është të japim gjithçka dhe të fitojmë. Kemi fituar në Torino, nesër në mbrëmje është finalja. Marash Kumbulla na ka thënë që tifozët shqiptarë do të përkrahin Romën, jemi shumë të gëzuar për këtë.

Kjo është ndeshja më e rëndësishme për mua. Kam luajtur edhe me Atalantën në finalen e Kupës së Italisë, por finalet Europiane janë tjetër gjë dhe jam i lumtur për këtë finale.” Ka thëne Mancini. / Oversport.tv

You may also like