Mancini: Mund të ndryshojmë goditësin e penalltive

by admin
Spread the love

Pavarsisht barazimit ndaj Zvicrës, Roberto Mancini ka besim se Italia e tij do të sigurojë kualifikimin direkt në Kupën e Botës Katar 2022 të hënën kur të përballet me Irlandën e Veriut në transfertë.

I zhgënjyer për penalltinë e humbur nga Jorginho në fund të ndeshjes që mund të kishte kualifikuar Italinë nëse do të shënohej. Trajneri i të kaltërve ka lënë të kuptohet se mesfushori i Chelsea-t mund të mos jetë më goditësi i 11-metërshave te kampionët e Europës.

“Kemi gabuar një penallti në ndeshjen e vajtjes dhe një në të kthimit, por janë gjëra që ndodhin në futboll. Më duket e drejtë që 11-metërshin e ka goditur Jorginho, sepse e ndjente për ta bërë diçka të tillë. A do të ndryshoj goditësin e penalltive në kombëtare? Nuk e di, Jorginho është shumë i mirë për t’i goditur.

Do të flas me të duhet të jetë i qetë, nëse do t’i ndodhë sërish të gabojë, atëherë do ta ndryshojmë goditësin. Ishte një ndeshje e vështirë dhe goli i pësuar na i komplikoi gjërat. Megjithatë në pjesën e dytë meritonim të shënonim. Jemi sërish në avantazh ndaj Zvicrës për ndeshjen e fundit. Ndaj Irlandës së Veriut do të synojmë të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të gjejmë golat që na munguan ndaj helvetëve”, theksoi në fund të fjalës së tij Roberto Mancini./ SS


Top Channel

Lajme interesante

You may also like