Mancini, “mesazh” Zvicrës: S’kemi asgjë për të humbur …

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Javë vendimtare për futbollin italian, që pas gëzimit në muajin korrik (Italia u shpall kampione e Europës), dëshiron të fshijë kujtimin e keq të mungesës së kualifikimit në Botërorin e fundit. Trajneri Roberto Mancini, në konferencën për shtyp të rastit, fillimisht flet për gjendjen e lojtarëve të veçantë.

“Duhet të përballemi me disa probleme fizike: Zaniolo dhe Pellegrini nuk janë mirë, ata do të shkojnë në shtëpi. Mund të ishte një ndeshje e rëndësishme për Zaniolon, por nuk mund ta rrezikojmë. Do t’i zëvendësojmë të dy. Duhet të vlerësojmë edhe Barellan, nuk duket se ka ndonjë shqetësim, por do të shohim. Të tjerët duhet të jenë në rregull. Pessina? Nuk e telefonuam sepse nuk ishte gati, po e vlerësojmë edhe atë.”

Mancini foli më pas për Giorgio Chiellinin dhe Leonardo Bonuccin, në dyshim deri pak orë më parë.

“Chiellini dhe Bonucci po bëjnë mirë, do të stërvitemi sot dhe nesër, pastaj do të vlerësojmë situatat e të gjithëve”.

Trajneri i të kaltërve foli për sfidën e radhës me Zvicrën, që do të jetë vendimtare për vendin e parë në grup.

“Java e finales ishte pak më e komplikuar, ne nuk kemi asgjë për të humbur, do të luajmë ndeshjen tonë. Duhet ta përballojmë me përqendrimin maksimal.”

Pobega, Belotti dhe Tonali por kalojnë formë të shkëlqyer…

“Nuk mund të krahasoj askënd me Pobegan, ai është një lojtar fizik dhe teknik. Është i ri dhe inteligjent. Tonali tashmë ka luajtur me ne. Belotti? Nuk mund të jesh gjithmonë në “top”, por kur veshin fanellën e kombëtares, lojtarët bëjnë gjëra pozitive”.


Top Channel

You may also like