Manchester United i shpreh mirënjohje të veçantë nënës së Rabiot, “Djajtë e Kuq” i gëzohen liderit të ri!

by admin
Spread the love

Data 7 Gusht, sezoni 2022-2023. Manchester United sapo kishte nisur edicionin e ri të Premier League me një humbje zhgënjyese ndaj Brighton në Old Trafford.

Paraqitje e dobët në përgjithësi dhe reparti që çaloi më shumë ishte mesfusha. Tanimë, tifozët të lodhur nga partneriteti i tejzgjatur ndermjet Fred dhe McTominay kërkonin ndryshime në repartin problematik. Pak orë pas disfatës një emër kontrovers del në skenë për mesfushën. Adrien Rabiot. Lakimi i francezit me kalimin te “Djajtë e Kuq” kishte kontestime, qoftë për kapriçiot e tij, kontributin minimal me fanellën e Juventusit, por mbi të gjitha konstesohej sjella e tij në dhomat e zhveshjes, por United kishte nevojë urgjente për një mesfushor.

Për 15 milionë paund u arrit marrëveshja mes Juventus dhe Manchester United për transferimin e mesfushorit, negociatat mes klubeve nuk ishin problem, për më tepër që 27-vjeçari nuk ishte në planet e Allegrit. Kishte vetëm një pengëse. Akordi personal me lojtarin dhe të ëmën e tij, që njëkohesisht luan rolin e agjentes së Adrien. Gjithçka dukej e përfunduar deri në momentin kur nëna e Rabiot, Veronique shpalosi pretendimet e larta financiare më shumë se ç’pritej në fillim. Veprimi i francezes nuk u prit mirë nga bordi drejtues i United që vendosën të heqin dorë nga firma me Rabiot dhe të hedhin sytë mbi objektiva të tjerë.

Java e dytë e Premier League. “Djajtë e Kuq” u turpëruan në Londër përballë Brentford duke u mundur 4-0. Nevoja për një mesfushor defensiv sa vinte e bëhej më e madhe. Si një rrufe në qiell të hapur del në skenë fituesi i pesë trofeve të Champions League me fanellën e Real Madridit, Casemiro. Lojtari i afirmuar i kombëtares braziliane shpreh dëshirën për t’u larguar nga Los Blancos. Asnjë lojtar nuk mund të qëndrojë përkundër dëshirës me klubin Merengues. Shefi ekzekutiv i Manchester United, Richard Arnold dhe drejtori teknik, John Murtough udhëtuan menjëherë drejt Madridit.

Negociatat zgjasin pak ditë. 70 milionë paund për 30-vjeçarin konsiderohen të mjaftueshme për Florentino Perez për të lënë të lirë një nga shtyllat kryesore të ekipit të epokës dominuese në Evropë. Pas një starti të ngadaltë me jetën në Manchester, Casemiro shfaqi vendosmërinë tipike të një amerikano-jugori për t’u përshtatur sa më shpejt. Erik ten Hag e aktivizon në minutat e fundit kur United i duhej të administronte fitoren ndaj Southampton, Leicester dhe Arsenal.

Si titullar për herë të parë në Premier League zbret në Goodison Park ndaj Evertonit të rigjallëruar me forcë dhe energji me Frank Lampark. Casemiro ndihmon skuadrën të marrë tre pikët dhe i jep asistin Ronaldos për golin e fitores. Influenca përforcohet edhe më tepër në përballjen direkte ndaj Tottenham. I fortë, shprëndarës i mirë i lojës dhe lidhës i shkëlqyer i repartit të mesfushës me atë të sulmit dhe Harry Kane dhe Heung Min-Son që vinin pas ecurive fantastike e kaluan mbrëmjen në qetësi. Unanimisht, peformanca e Casemiros në Stamford Bridge ështe më e mira deri më tani me fanellën e Man.Utd. Braziliani po i jep Manchester United më shumë se ç’pritej, kësaj radhe edhe kontribut deçisiv në takimin ndaj Chelseat.

Çdo pasim i Casemiros ishte i saktë, nuk e vuajti për asnjë moment intensitetin e lartë të sfidës dhe në çastin më vendimtar të ndeshjes u shfaq protagonist dhe realizoi golin e barazimit kur po bëhej gati sinjalizimi i fundit i Atëell. Krosimi i Shaë nuk mund të shfrytëzohej më mirë dhe topi ishte thjesht i destinuar për të hyrë brenda, pavarësisht se Kepa tentoi ta mbajë jashtë vijës fatale. Goli i brazilianit rezulton vendimtar për një pikë të çmuar në kryeqytet ndaj Chelseat.

Njeriu i ndeshjes dhe performanca që sa vijnë edhe rriten. Manchester United ka vuajtur me vite të tëra per një mesfushor defensiv. Pritshmëritë e mëdha nuk i përmbushën kurrë Nemanja Matic, Morgan Schneiderlin, Ander Herrera dhe Marouane Fellaini. Para të shpenzuara por asgjë në këmbim. Mesfushori i ardhur nga Brazili, i stërvitur te Porto dhe i perfeksionuar në Madrid zgjon një ndjenjë të fortë nostalgjie te tifozët e Man.Utd. Nuk po shohin në fushë as Michael Carrick, Paul Scholes apo dhe Roy Keane, por Casemiron. Dhe për këtë arsye, Manchester United i detyrohet shumë Veronique Rabiot që bllokoi kalimin e djalit të saj, Adrien në Old Trafford./ Su[er Sport


Top Channel

You may also like