Manchester City konkret, 30 milionë euro gati për mbrojtësin e Barçës

by admin
Spread the love

Ronald Araujo nuk e ka pranuar ofertën e Barcelonës për të rinovuar kontratën dhe në media raportohet se shkak janë ofertat që ka nga klubet e Premier League.

Manchester United është një nga klubet që e do mbrojtësin nga Uruguai, i cili po spikat me katalanasit në LaLiga.

Kontrata e tij përfundon më 30 qershor 2023, ndërkohë që tani në garë për shërbimet e tij është futur edhe Manchester City.

Ky nuk është një lajm i ri, por tashmë ka të dhënë të tjera mbi ofertën që po përgatit City për ta blerë Araujo nga Barcelona.

Kampionët e Premier League po planifikojnë të ofrojnë për Araujo 30 milionë euro dhe katalanasit do të duhet të mendohen mirë, pasi mbrojtësi futet në vitin e fundit të kontratës. / oversport.tv

You may also like