Manchester City frenohet nga West Ham, Leeds United shpreson ende

by admin
Spread the love

Manchester City ka ngecur në një barazim 2-2 kundër West Ham United në Londër dhe Liverpool shpreson ende në një mrekulli. “Qytetarët” do ta mbyllin kampionatin në shtëpi kundër Aston Villa, që sigurisht do të jetë e karikuar për t’i marrë të paktën një pikë kampionëve në fuqi.

Në takimin e sotëm, “Çekiçët” arritën të kalojnë në epërsi të dyfishtë me dy gola të Bowen në pjesën e parë. City e nisi mirë fraksionin e dytë, duke ngushtuar shifrat me Grealish. Coufal më pas realizoi autogol dhe gjithçka ishte ne baraspeshë.

Manchester City në minutën e 86-të kishte mundësinë ta përmbyste ndeshjen, por Mahrez u ndal nga Fabianski nga pika e bardhë e 11-metërshit. Kështu City duhet të fitojë ndeshjen e fundit për të ngritur titullin kampion.

DUELET E TJERA – Leeds United nuk ia ka dalë të fitojë ndaj Brighton, pasi barazoi 1-1. Vendasit e kishin si finale për mbijetesën, por një gol i Welbeck në fillim të takimit i tronditi. Baraspesha u vendos në shtesë me Struijk dhe nuk pati më pas gol përmbysje. Burnley ka mundësinë të shkëputet, nëse mund Burnley në mesjavë dhe pastaj i duhet vetëm një barazim ndaj Newcastle.

Leicester e kishte shëtitje ndaj Watford, pasi fitoi me rezultatin 5-1 me përmbysje. Vendasit e rënë nga kategoria shënuan të parë me Joao Pedro, ndërsa më pas vendosi baraspeshën Maddison. Vardy dhe Barnes realizuan dygolësha dhe vulosën triumfin e “Dhelprave”.

Miqësore ishte përballja tjetër, mes Wolves dhe Norwiçh, që përfundoi në barazim 1-1. Pukki shënoi i pari për “Kanarinat”, kurse për Wolves e shmangu humbjen Ait Nouri me një gol të realizuar në fillimin e pjesës së dytë. Me të njëjtin rezultat, 1-1, përfundoi edhe Aston Villa-Crystal Palace. / oversport.tv

PREMIER LEAGUE – JAVA 37

Aston Villa-Crystal Palace 1-1
Shënues:
Watkins 69’ / Schlupp 81’

Leeds-Brighton 1-1
Shënues:
Struijk 90+2’ / Ëelbeck 21’

Watford-Leicester 1-5
Shënues:
Joao Pedro 6’ / Maddison 18’, Vardy 22’, 70’, Barnes 46’, 86’

West Ham-Manchester City 2-2
Shënues:
Boëen 24’, 45’ / Grealish 49’, Coufal (aut.) 69’

Wolves-Norwich 1-1
Shënues:
Ait Nouri 55’ / Pukki 37’

Foto: West Ham United, Twitter

You may also like