Manaj: Ja pse u largova nga Barça, te Spezia në fillim përshtatja ishte e vështirë

by admin
Spread the love

Rey Manaj shënoi golin e parë me fanellën e Spezias këtë fundjavë, finalizim që gjithsesi nuk i mjaftoi skuadrës ligure për të marrë maksimumin e pikëve në sfidën ndaj Sassuolos pasi ndeshja u mbyll në barazim 2-2. Pas golit të parë me Spezian, Manaj është intervistuar nga Radio Marca duke folur për skuadrën e tij të re, trajnerin Thiago Motta ndërsa shpjegoi edhe arsyet se përse vendosi të largohej nga Barcelona dhe pse zgjodhi Spezian. Në fund një mendim i Manaj shkoi edhe për kombëtaren shqiptare.

“Ndihem mirë te Spezia, e vërteta është se ishte pak e vështirë në fillim. Nuk është e njëjta gjë si te Spezia dhe te Barcelona, ndryshon shumë filozofia. Te Barcelona kërkonin shumë pjesën e kontrollit me topin, ndërsa te Spezia është filozofi tjetër loje dhe tani mund të them se jam ambientuar dhe po ndihem mirë.

Thiago Mota? Trajneri pëlqen të kemi topin ne duke e kontrolluar, por ka edhe shumë punë fizike për të bërë. Ai pëlqen që ekipi të jetë intensiv, të vrapojë shumë dhe gjithashtu seancat stërvitore janë shumë intensive. Ai është një trajner i mirë dhe ka hapësirë për rritje.

Barcelona? Në fillim pata disa vështirësi për t’u përshtatur me Barcelonën. Mes stilit të Barcelonës dhe skuadrave të tjera ka shumë dallime. Muajt e parë nuk u ndjeva shumë rehat, por më pas arrita të përshtatem dhe shënova 14 gola në vit. Tani uroj se do të kem një numër dyshifror edhe për golat e këtij sezoni.

Si vendosa të largohem te Spezia? Kur po vinin ditët e fundit të merkatos, shkova të bisedoj vetë me trajnerin Koeman. Po ndihesha mirë te skuadra dhe kisha realizuar disa gola. Më tha hapur se kisha pak hapësira në projektin e tij dhe për t’u ndierë më i rëndësishëm për skuadrën, duhej që të shkoja diku në huazim për 1 vit. Duhet parë se çfarë do të ndodhë më vonë.

Kombëtarja? Ne kemi në grup lojtarësh me shumë cilësi dhe që janë vërtet të mirë. Jemi futbollistë të rinj, por që tani kemi marrë shumë eksperiencë nga e kaluara. Për këtë arsye, mund të themi se objektivi i Shqipërisë ka qenë kualifikimi në Europian dhe do e tentojmë. Në Botëror u renditëm në vendin e tretë dhe lamë pas Hungarinë”, është shprehur Manaj./ SS


Top Channel

You may also like