Man Utd 0-1 Wolves, notat e lojtarëve: Ronaldo nga më të dobëtit në fushë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Manchester United pësoi humbje para tifozëve të vet nga Wolverhampton Wanderers 0-1.

‘Ujqërit’ kanë arritur të triumfojnë në Old Traford falë një goli fantastik nga mesfushori portugez Joao Moutinho.

Cristiano Ronaldo ishte nga lojtarët më të dobët në fushë. Sipas WhoScored, portugezi u vlerësua me notën 6.3, kurse më dobët se ai ishin vetëm Sancho dhe Shaw.

Phil Jones kishte notën më të lartë te Djajtë e Kuq, derisa David De Gea gjithashtu mori notë të mirë. Por lojtari me notën më të ulët ishte Jadon Sancho.

Pas kësaj humbje, United mbetet në vendin e shtatë në tabelë me 31 pikë, derisa Wolves ndodhet një pozitë më poshtë me tri pikë më pak.

You may also like