Man City i shkakton debakël Leedsit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Manchester City e ka demoluar skuadrën e Leedsit sonte në duelin e xhiros së 17-të në Premier Ligë.

Kampionët kanë përmbyllur ndeshjen me rezultat 7-0.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e tri golave, me golashënues Foden 8′, Grealish 13′ dhe De Bruyne 32′.

Pjesa e dytë ndërkohë solli edhe më tepër gola se e para, duke u realizuar katër të tillë.

Mahrez shënoi golin e katërt në minutën e 49-të, gjersa De Bruyne shënoi golin e dytë personal dhe të pestin për Citizens në minutën e 62-të.

John Stones realizoi në minutën e 74-të, teksa katër minuta më vonë mbrojtësi tjetër Nathan Ake realizoi për golin e shtatë që për fat të mirë për mysafirët ishte i fundit i ndeshjes.

“Qytetarët” kështu regjistrojnë tani fitoren e shtatë radhazi në Premier Ligë duke u ngritur në kuotën e 41 pikëve dhe duke e siguruar lidershipin të paktën edhe për një xhiro tjetër.

Leeds ndërkohë kanë vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit, duke u bërë nga skuadrat me formën më të dobët dhe nga pretendentët për t’u përshëndetur nga liga me formën e treguar deri më tani në këtë gjysmësezon

You may also like