Mamin e kam lënë mënjanë sepse…

by admin
Spread the love

Ish-banorja e Big Brother, Keisi Medini ka rrëfyer si kurrë më parë marrëdhënien e saj me nënën e saj dhe të atin, këngëtarin e njohur Sabianin.

 

Keisi në ‘Why Not’ tha se marrëdhënia me nënën e ka shumë të ngushtë, ashtu si dhe me Sabianin por kjo e fundit nuk dëshiron të bëhet pjesë botës së showbizit, ndaj dhe nuk flet shumë për të.

Lidhur me raportin që mban Sabiani me nënën e saj, Keisi tha se këta të fundit gëzojnë shumë respekt për njëri-tjetrin.

Marrëdhënia ime me mamin? Është e njëjtë si ajo me Sabianin, por thjesht duke qenë se nuk është pjesë e botës së televizionit kam dashur ta lë si mënjanë, pasi nuk ka qejf që të dalë nëpër portale.

E lë mënjanë, pasi dua që ajo të ketë qetësinë e saj, e kam si motër. Jam rritur me dashuri shumë të madhe, babi dhe mami janë 24 orë pas meje.

You may also like