Mami më thotë ta trajtoj burrin si mbret

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-konkurrentja e edicionit të parë të Big Brother VIP, njëkohësisht e njohur edhe si një modele shumë e suksesshme në Itali, Beniada Nishani ishte e ftuar së fundmi në emisionin “E diell”, për të folur rreth temës “Burrë e grua, mish e thua”. Nishani u shpreh se edhe burri edhe gruaja duhet të bëjnë për njëri-tjetrin, ndërsa zbuloi edhe këshillën që i jep e ëma.

“Kur burri jep një udhëtim, është normale që vajza paguan një drekë, një dhuratë. Mami im e ka thënë gjithmonë: Nëse do që burri të të trajtojë si një mbretëreshë, ti duhet ta trajtosh burrin si një mbret. Domethënë, molla nuk prehet në mes Manushi, po tani edhe gruaja duhet të bëjë diçka.

Se ça bën gruaja në shtëpi, gjërat gati. Lavatriçja gati, pjatat gati, për të bërë për të ngrënë gati”- u shpreh Beniada Nishani në rubrikën “Trotuar” në emisionin e së dielës në Top Channel, “E diell”.

Kujtojmë që modelja e njohur përflitet prej kohësh se është në një marrëdhënie dashurie me ish-futbollistin dhe opinionistin e sportit, Blerti Hajdari, i cili është vëllai i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”. Çifti nuk ka konfirmuar ende asgjë, por postimet në rrjete sociale tregojnë të kundërtën.

You may also like