Mami më ka orientuar drejt vlerave, i detyrohem vjehrrës se më ka ndihmuar pa kushte

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ajo është një nga dietologet më të njohura në vendin tonë, e cila deri pak muaj më parë, ishte pjesë e pandashme e ekranit çdo të diel me rubrikën “Ne jemi çfarë hamë” në emisionin “E diela Shqiptare”. Bëhet fjalë për dietologen Blerina Bombaj, e cila është një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar.

Edhe pse nuk është më pjesë e televizionit, Blerina vijon të jetë shumë aktive në rrjete sociale, ku herë pas here publikon momente nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi, ajo ka bërë një postim sa emocionues, aq edhe të vlefshëm ku ka postuar një foto me vjehrrën dhe të ëmën e saj.

Në foton ku ajo shfaqet mes dy ‘mamave’ të saj, ajo ka shkruar se ndihet me fat që fëmijët e saj kanë pasur dashurinë e dy nënave dhe që nuk është ndarë kurrë nga mamaja e saj. Gjithashtu, ajo shkruan se i detyrohet gjithçka mamasë së saj, por edhe vjehrrës që e ka ndihmuar pa kushte, pa e prishur zemrën.

“Te jetosh me mamin dhe vjerren ne nje shtepi eshte fat i madh per mua, e para se nuk jam ndare nga mamaje ime asnje sekonde, dhe e dyta se femijet e mi jane te bekuar me dashurine e dy nenave.

I detyrohem gjithcka mamase time qe me ka bere nje njeri te orientuar drejt vlerave, por i detyrohem shume edhe nena Lules qe me ka ndihmuar pa kushte dhe pa e prishur kurre zemren.”, shkruan Blerina Bombaj në postimin e saj në Instagram krah dy ‘mamave’ të saj.

You may also like