“Mami ma mbushte shpirtin plot, ta përqafoja edhe njëherë”, Marjana Kondi flet mes lotësh për të ëmën

by admin
Spread the love

Aktorja e njohur shqiptare, Marjana Kondi ishte e ftuar së fundmi në emisionin “S’e luan topi” në Top Channel, me moderatoren Erjona Rusi. Ajo bëri një rrëfim shumë prekës në program, teksa nuk arriti t’i mbajë dot as lotët kur tregoi rreth jetës së saj personale.

Marjana foli për të ëmën e ndjerë dhe tregoi se e ndjen shumë mungesën e saj, ndërsa rrëfeu se do të kishte shumë dëshirë që ta kishte mamanë pranë për ta përqafuar njëherë. Ajo dha mesazhin që kushdo që e ka gjallë nënën ta takojë.

“Ma mbushte atë shpirtin plot si mua edhe vëllait. Mami, sa e bukur është kjo fjalë. Është ajo që të do vetëm të mirën, Kam shumë pishmane. Ky është një mesazh që ta dëgjojnë të tjerat, sa është gjallë të dalin me to e t’i takojnë. Kanë mirësinë butësinë, lum ato që i kanë. Unë vetëm ta kisha pak ta përqafoja. Por ja që nuk është, por është  pranë meje”, tha aktorja në emisionin “S’e luan topi” në Top Channel.

Marjana rrëfeu se nuk shkon në varreza, pasi e ka të vështirë t’i përballojë mendimet që i vijnë në momentin e përballjes me realitetin. “Bëj një gabim që nuk shkoj në varreza. Se  nuk e përballoj dot edhe mendoj se çarë është aty poshtë. Më duket shumë e vështirë.”

You may also like