Maluma dhe ekipi i tij u dashuruan me veshjet popullore shqiptare, detajet që nuk i vuri re askush

by admin
Spread the love

Ne u dashuruam me performancën e Malumës, Maluma u dashurua me traditat tona. Koncerti ishte aq fantastik sa me siguri nuk i kemi hequr sytë asnjë sekondë nga këngëtari, por çfarë na ka shpëtuar të gjithëve është veshja e ekipit të tij.

Kompania që organizoi eventin Red Cloud tregoi ekskluzivisht për Neës31 se balerinat dhe banda muzikore mbanin veshur të gjithë nga një detaj të veshjeve popullore shqiptare.

Balerinat kishin lidhur në bel aksesorë nga kostumet tona popullore, ndërsa banda mbante veshur jelekë tradicionalë.

Po Maluma? Ç’ti bësh motit! Temperaturat e ulëta nuk e lejuan këngëtarin të ndërrohej gjatë performancës, por veshjen e përzgjodhi ama. Burime nga Red Cloud për Neës31 thanë se Maluma kishte zgjedhur veshjen tradicionale të Shqipërisë së Mesme.

Në fakt, këngëtari dhe kompania që e menaxhoi shprehën dëshirën për t’u rikthyer në kryeqytet, kështu që mbase herën tjetër do të kemi mundësinë të shohim Malumën me veshje tradicionale shqiptare.


You may also like