Mallorca e Vedat Muriqit ndeshet me Real Madridin

by admin
Spread the love

Kampionati spanjoll i futbollit, La Liga do të ngrejë siparin e sezonit të ri 2024-2025 të premten e 16 gushtit dhe këtë të martë, Federata Spanjolle e Futbollit ka përcaktuar edhe sfidën hapëse, që do të jetë ajo mes “Baskëve” të Athletic Bilbao dhe skuadrës së Getafe, që do të luhet në mitikun spanjoll, të “San Mames”.

Mallorca e Vedat Muriqit ndeshet me Real Madridin!

Nëse për “Baskët” pritet të jetë një përballje disi e vështirë, totalisht e kundërta është për “Galaktikët” e Real Madrid, të cilët kësaj here, të udhëhequr nga “ylli” francez, Kylian Mbappe do të përballen me 17 gusht, ndaj skuadrës së Mallorca, ndërsa Barcelona e Hansi Flick do të përballet me skuadrën e Valencia, në “Estadio Mestalla”.

Ndërkaq, sfidat “El Clasico”, mes Real Madrid e Barcelona do të zhvillohen më 27 tetor dhe 11 maj, me këtë sfidën e fundit që pritet të zhvillohet në stadiumin e rinovuar të “Katalanasve”, “Camp Nou”.

Derbit e Madridit do të zhvillohen më 29 shtator dhe 9 shkurt, e sa i përket kampionatit gjithçka do të fillojë mbrëmjen e 16 gushtit, për t’u mbyllur më 25 maj, të vitit 2025.

Java e parë

Athletic-Getafe

Betis-Girona

Mallorca-Real Madrid

Las Palmas-Sevilla

Villarreal-Atlético

Valencia-Barça

Real Sociedad-Rayo

Celta-Alavés

Osasuna-Leganés

Valladolid-Espanyol/Oviedo

You may also like