Mallkimi i xhinseve të Donaldit vazhdon të përndjekë Romeon

by admin
Spread the love

Pak ditë më parë dyshimet tona se përse Donaldi ka veshur kaq shpesh një palë xhinse morën fund. Aktori i ka dërguar pantallonat në shtëpi dhe Romeo tregoi se mbartin “një mallkim” dhe ndryshe nga Donaldi nuk i ka veshur por i merr kudo.

Dhe duket se mallkimi i xhinseve të Donaldit vijon ta përndjekë Romeon. Ditën e sotme ai ka postuar sërish një video ku shihet i shtrirë në shtrat. “Mirëmëngjesi! O sa më pëlqejnë këto mëngjeset e vona. O shpirt! O zemra ime! Xhinset…do të flesh akoma? Të çohem të bëj një kafe?”- thotë Romeo.

Donaldi na ka falur emocione të ndryshme këto muaj në “Big Brother VIP”, por Romeo na ka bërë të gjithve për të qeshur në rrjetet sociale dhe mezi po presim reagimin e Donaldit rreth videove që ai ka postuar.

 


You may also like