Malli është i jashtëzakonshëm, ishim të fuqishëm

by admin
Spread the love

Shkrimtarja e njohur shqiptare, Rita Petro ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, ku ndër të tjera ka folur gjatë edhe për bashkëshortin e saj, i cili është ndarë nga kjo jetë pak muaj më parë.

Rita tregon se e ka marrë shumë malli për të shoqin, pasi me të ajo ishte shumë e fuqishme. Ajo tregon se i mungojnë udhëtimet me makinë me të dhe ato çaste nuk përsëriten më. “Malli është i jashtëzakonshëm. Ndonjëherë hap sytë dhe shikon. Ishim shumë të fuqishëm.

Bënim gjëra bashkë. Konsultoheshim për punën. Dhe them se kur të mungon partneri jeta të merr një drejtim tjetër. Varet nga njeriu. Partneri ta ndryshon jetën. Për ty fillon një epokë e re. Unë e kam lënë natyrshëm. Nuk më pëlqen asgjë e sforcuar. Burrat tremben, ne gratë në këtë pikë jemi më të forta. Unë e kam jetën plotë dhe e kaloj tranzicionin shumë normal.

Çfarë nuk më mungon, por e di pse i quaj më tepër udhëtimet dhe pushimet ? Se kishim arritur në një stad ku vendosnim vetë rregullat e jetës tonë. Udhëtonim vetëm me makinë se partneri e kishte fobi aeroplanin.

Bënim rrugë pafund me kilometra ndalonim në benzinata si nëpër filma dhe nuk i kam më ato. Dhe kur i bëj me të tjerët është ndryshe. Ajo nuk përsëritet më. Asnjë çast nuk vjen më pas, nuk është si ai që lamë”- shprehet Rita Petro në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora.

You may also like