Malisheva fiton ndeshjen e tretë në Turqi, skuadra kazake “viktima” e radhës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Malisheva e ka fituar edhe ndeshjen e tretë miqësore në Antalia të Turqisë ku po qëndron për fazën përgatitore.

Skuadra kosovare kësaj radhe e mposhti 2:0 ekipin nga Kazakhistani, Kyzylzhar Sk.

Golat për ekipin e drejtuar nga Arsim Thaqi i realizuan Mërgim Pefqeli e Hasan Hyseni.

Malisheva ndodhet tash e disa ditë në qytetin bregdetar turk për t’u përgatitur për pjesën e mbetur të edicionit.

“Rriqrat” janë treguar mjaft aktiv edhe në merkaton e dimrit duke u përforcuar me disa lojtarë me përvojë në futbollin e Kosovës, përfshirë Xhevdet Shabanin, Fidan Gërbeshin, Behar Maliqin e Labinot Ibrahimin.

You may also like