Maliqi ngre pikëpyetje të mëdha mbi Bashën: Pse nuk e dëgjoi Amerikën kur i thanë të mos braktis zgjedhjet lokale, por e dëgjoi për shpalljen non grata të Berishës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

I ftuar në një bisedë televizive, ish-deputeti Lefter Maliqi, është shprehur se 8 dhjetori i vitit 1990 ishte dita rithemelimit të PD.

Maliqi është shprehur se prej afro 9 vitesh, me ardhjen e rilindjes në pushtet, në vendin tonë janë bërë hapa pas.

Lefter Maliqi: 8 dhjetori 1990 ishte dita e rithemelimit të PD. Studentët i dhanë forcë gjithë shqiptarëve për të rrëzuar diktaturën. U bë 9 vjet afërsisht që me ardhjen e rilindjes në pushtet kemi hapa mbrapa, bllokim të negociatave, vendin e kemi të mbuluar në të gjithë sipërfaqen e Shqipërisë me drogë, me krim të organizuar, masakër, kapje të institucioneve.

Ish-deputeti thekson se data 11 dhjetori do të jetë rithemelimi i PD, pasi sipas tij sytë e qytetarëve janë kthyer drejt Sali Berishës.

Lefter Maliqi: Mezi po pritet data 11 dhjetor, rithemelimi i PD ose hapja e PD. Nuk mund të mbulohet dielli me shosh, duket çdo gjë në këtë muaj se gjithë ekranet televizive, mediat, sytë e qytetarëve janë drejtuar drejt Sali Berishës, iniciativës së tij. Pavarësisht moshës, energjitë e tij ia kalojnë çdo lideri apo kryetari partie tjetër.

Kjo nismë është parë si një shpresë për të mundur Edi Ramën dhe gjithë klikën e tij oligarke mafioze, apo kapjes së institucioneve që ka bërë.

Ai thotë se e gjithë situata dhe rrjedha e ngjarjeve që kanë ndodhur në PD kanë ardhur si pasojë e marrëveshjes Rama- Basha më 2017.

Maliqi ka ngritur dhe disa pikëpyetje, në lidhje me reagimin e ambasadores Yuri Kim për marrëveshjen e 5 qershorit dhe për Bashën i cili dëgjoi Amerikën për shpalljen “Non Grata” të Berishës.

Lefter Maliqi: Bashën ne e njohim vetëm për një gjë, gënjen të paktën mbi 10 herë kur e takon. Ju e shikoni dhe vetë, keni parë partitë aleate që kanë pakënaqësi. Kjo është marrëveshja e 2017, që unë besoj se kjo është një lojë e Sorosit për të goditur të gjithë kastën e vjetër të PD dhe për të goditur gradualisht LSI, deri sa të arrinin të goditnin edhe Berishën pas 8 vitesh. Pse Ambasada nuk reagoi për shkeljen e marrëveshjes të 5 qershorit, pse Basha nuk dëgjoi Amerikën kur i thanë që mos braktis zgjedhjet lokale, por e dëgjoi për shpalljen “Non Grata” të Berishës.

Mua më vjen keq që gjithë shqiptarët, 99% janë pro amerikanë por loja e kësaj ambasadorja, ka mbajt anë politike te PS. Unë mendoj se festa fillon me datë 11. Luli ka vajtuar aty ku është jo me meritë, por nën hijen e Sali Berishës.

You may also like