Maldini: Goli i djalit tim kundër Milanit? E destinuar të ndodhte, ndoqa këshillën e Gallianit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Paolo Maldini u shpall si drejtori sportiv më i mirë në ceremoninë “Golden Boy 2022”. Legjenda kuqezi po luan një rol shumë të rëndësishëm në ringritjen e Milanit që u kurorëzua me titullin kampion sezonin e fundit të Serie A.

Gjatë fjalës së tij, Paolo Maldini iu rikthyer edhe njëherë golit që i biri i tij Daniel shënoi ndaj Milanit. “Ishte diçka e shkruar, diçka e destinuar për të ndodhur. Unë ndoqa këshillën e Gallianit.

Përpara sfidën Milan-Monza më tha se ka provuar të mos lëvizë për një javë, në mënyrë që mos të ngrihet për të festuar te goli i asnjë prej ekipeve. Edhe unë bëra të njëjtin ushtrim, por brenda meje, si babai i tij, isha shumë i lumtur”, tha ndër të tjera Maldini. /oversport.tv

You may also like