Majlinda Bregu reagon për sulmin ndaj Sali Berishës dhe ka një mesazh të fortë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu komentoi në një intervistë për Euronews Albania dhunën e ushtruar dje ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha.

Bregu u shpreh se i vjen shumë keq për Berishën.

“Më vjen shumë keq, sigurisht që nuk më vjen mirë. Në fund të fundit këto janë vendet tona, mund të të ndodhin incidente, mund të ndodhin në protesta dhe grumbullime. Por, dua të them që ka nevojë për domosdoshmëri edhe për protesta”, u shpreh ajo.

Gert Shehu goditi me grusht mesditën e djeshme kreun e PD-së, Sali Berisha.Menjëherë ai u neutralizua nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u godit edhe nga simpatizantë.

You may also like