Majko për Vuçiqin: Bëri një marrëveshje që të jetojë si gënjeshtar e jo si dështak

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko, ka reaguar në lidhje me dakordimin që u arrit në Ohër në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ish-kryeministri shqiptar tha se Vuçiq ka bërë marrëveshje që të jetojë si gënjeshtar dhe jo si dështak.

“Deklarata e tij, se “…Nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me Republikën e Kosovës” kërkon shkatërrimin e paqes në rajon. Konfuzioni si mekanizëm kontrolli, ka vetëm një përgjigje!”, tha Majko.

I pari i Qeverisë së Kosovës dhe i pari i shtetit serb, gjatë së shtunës ranë dakord në Ohër që të zbatohet marrëveshje e arritur në Bruksel më 27 shkurt, mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimi i tyre, u ndërmjetësua nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ai i SHBA-së, Gabriel Escobar./ Klankosova.tv

You may also like