Aventura e Anwar El Ghazit te Mainz zgjati shumë pak, pasi një status i futbollistit në rrjetet sociale, në mbështetje të palestinezëve në Gaza, bëri që klubi gjerman ta pezullojë dhe më pas t’i prishë kontratën në mënyrë të njëanshme.
Por futbollisti duket e nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe ka dërguar në gjykatë prishjen e njëanshme të kontratës, teksa sipas medias në Gjermani, procesi pritet të zhvillohet në muajin dhjetor.
El Ghazi ka kërkuar jo vetëm dëmshpërblim për prishjen e njëanshme të kontratës, duke qenë se deri në fund të sezonit do të jetë i detyruar të qëndrojë pa skuadër, pasi ka luajtur tashmë me PSV-në dhe Mainzin, brenda të njëjtin sezon./ Super Sport
Top Channel