Maicon: Ja si ia fitova bastin Mourinhos

by admin
Spread the love

Kush më mirë se Maicon mund ta përshkruajë José Mourinhon?

Mbrojtësi i Interit të “tripletës”, të fituar me trajner “Special One”, tha për “Gazzetta dello Sport”: “Për të, lojtarët duhet të qëndrojnë jashtë çdo komenti negativ pas ndeshjes.

Jose dëshiron që fytyra e tij të jetë në TV ose në gazeta. Dhe kaq. Kështu ai e zhvendos vëmendjen, është një mënyrë për të mbrojtur lojtarët e tij. Gjithsesi, ajo që duhet të të thotë ty e kupton. Dhe kjo gjë vlerësohet nga lojtarët, të paktën ne u ndjemë kështu”.

Anekdota të lidhura me ato vite fituese ka shumë, por Maicon kujton gjithmonë një: “Shënova dy gola në Siena dhe më dha një javë shtesë pushimi pas Krishtlindjeve. Dihet tashmë kjo. Ajo që nuk dihet është se unë ia propozova bastin.

Kështu që unë u largova i lumtur, ndërsa Mourinho humbi bastin. Por, në fund të fundit ishte një fitore edhe për të, apo jo?”.

Lexo lajme interesante

You may also like