Mahmuti: Populli shqiptar në Kosovë ka përjetuar gjenocid, të rralla familjet që s’janë prekur (VIDEO)

by admin
Spread the love

Bardhyl Mahmuti, sa ishte i ftuar në Oxygen, foli edhe për luftën në Kosovë, ku tha se shqiptarët në Kosovë kanë përjetuar gjenocid.

“Populli shqiptar në Kosovë ka përjetuar gjenocid, të rralla janë familjet në Kosovë që s’janë prekur nga gjenocidi”, tha Mahmuti.

Ai foli edhe për simbolikën e lules së vendosur në xhaketën e tij, të njëjtën që mbante edhe moderatori, Besim Dina. Mahmuti tha se katër petalet e lules simbolizojnë dhunën ndaj popullit shqiptar.

“Katër petalet simbolizojnë katër forma të dhunës, e para simbolizon vrasjet, e dyta dhunimet, e treta spastrimin etnik, dhe e katërta rrënimin e shtëpive kulturore, arsimore dhe fetare që lidhen me përkatësinë shqiptare”, shtoi ai.

Ai tha se është falënderues ndaj atyre që i kanë besuar, që të kontribuojë në momentet vendimtare të fatit të popullit shqiptar.

Mahmuti tregoi se pos angazhimit të tij në UÇK, në Zvicër është marrë me edukimin e të rinjve.

“Mendoj që jam përkushtuar me qenien time, nuk e di a kisha mundur të jap më shumë, unë punoj si edukator 45 orë në javë, 7 vjet e gjysmë kam punuar në qendrën e njerëzve të varur nga droga… kam punuar 10 vjet me fëmijë problematikë, funksioni im ishte t’i sensibilizojë për rreziqet”, shtoi ai.

You may also like