Magjia e Serie A në Oversport: Koment “LIVE” nga Torino dhe super duele

by admin
Spread the love

Serie A rikthehet më 2 prill dhe si zakonisht të gjitha ndeshjet mund t’i ndiqni në kanalet Oversport përmes platformës TIBO. Kjo javë është e veçantë, pasi sjell derbin e Italisë, Juventus-Inter, me koment direkt të Alban Xhihanit nga “Allianz Stadium”.

Java e 31-të e nis aksionin që të shtunën, nga ora 15:00, me përballjen Spezia-Venezia. Skuadra e Manajt ka mundësinë që me një fitore të hedhë një hap të sigurt për qëndrimin në Serie A.

Më pas skenën e merr Lazio-Sassuolo, në orën 18:00, kurse dueli i mbrëmjes është ai mes Salernitana dhe Torino, në 20:45. E diela nis me ndeshje që në mesditë, 12:30, teksa Fiorentina pret Empolin e Bajramit, Ismajlit dhe Asllanit.

Gara vazhdon dhe sigurisht Atalanta-Napoli, që luhet nga ora 15:00m, është një nga sfidat më të rëndësishme të kësaj jave. Vendasit duan të vijojnë betejën për një vend në Champions League, kurse miqtë për titullin kampion.

Në të njëjtën orë zhvillohet edhe Udinese-Cagliari, kurse më pas, 18:00, Sampdoria-Roma. Ora 20:45 do t’i ngulë shqiptarët në vendin tonë dhe në Kosovë në Oversport 1, për të ndjekur Juventus-Inter. Bardhezinjtë me një fitore mund të shpresojnë te titulli kampion, kurse barazimi nuk i leverdis asnjërit ekip. Interi sigurisht do tentojë tre pikët.

Edhe e hëna ka ndeshje të Serie A në program. Verona-Genoa është dueli i parë, që luhet në orën 18:30, kurse në mbrëmje është momenti i Milanit. Kryesuesit e Serie A, pasi të kenë mësuar edhe rezultatet e rivalëve, do tentojnë vetëm tre pikët ndaj Bologna, në një ndeshje që nis në orën 20:45. / oversport.tv

You may also like