MADRID – NATO: Kina përfaqëson një sfidë për vlerat, interesat dhe sigurinë tonë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MADRID, 29 qershor /ATSH-DPA/ – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pret që aleatët të adresojnë kërcënimin e drejtpërdrejtë nga Rusia ndaj aleancës në një doktrinë të re sigurie që do të miratohet në një samit të liderëve.

“Unë pres që aleatët të bien dakord që Kina përfaqëson ose është një sfidë për vlerat, interesat dhe sigurinë tonë”, theksoi Stoltenberg duke mbërritur në samitin e Madridit.

”Në Konceptin Strategjik aktual të NATO-s 2010, një plan për misionin dhe detyrat e sigurisë të aleancës, Kina nuk mund të përmendet me një fjalë të vetme”, theksoi Stoltenberg.

“Kina nuk është një kundërshtare, por sigurisht që ne duhet të marrim parasysh pasojat e sigurisë sonë kur shohim Kinën të investojë shumë në aftësitë e reja moderne ushtarake”, deklaroi shefi i NATO-s./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMbrojtja e pronësisë industriale, ISHMT shton kontrollet në treg

You may also like