MADRID – Mitsotakis: Sanksionet ndaj Rusisë të respektohen nga të gjithë anëtarët e NATO-s

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MADRID, 29 qershor /ATSH-DPA/- Pushtimi rus në Ukrainë e ka bërë të qartë se misioni i NATO-s për të mbrojtur integritetin territorial, të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar nuk është thjesht një retorikë boshe, deklaroi sot kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis gjatë fjalimit te tij në Samitin e NATO-s në Madrid, duke theksuar se sanksionet ndaj Moskës duhet të zbatohet nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s.

Sipas burimeve qeveritare, Mitsotakis u ndal në çështjet e përfshira në axhendën e samitit ndërsa theksoi rëndësinë e unitetit, shpejtësisë dhe vendosmërisë së Aleancës për të kundërshtuar pushtimin rus në Ukrainë.

Mitsotakis theksoi se Greqia ka qëndruar në anën e Ukrainës dhe përshëndeti ftesën e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën, duke shprehur kënaqësinë që vështirësitë janë tejkaluar. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakXhaçka, takim në Madrid me homologun holandez
Artikulli tjetërCOVID-19, MSHMS: 581 raste të reja, asnjë humbje jete

You may also like