MADRID – Gjermania dhe Spanja bien dakord për ndërtimin e gazsjellësit përtej Pirenejve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MADRID, 5 tetor /ATSH-DPA/-Gjermania dhe Spanja rikonfirmuan mbështetjen e tyre për ndërtimin e gazsjellësit që do të kalojë midis Spanjës dhe Francës përtej Pirenejve deri në vitin 2025, si pjesë e një sërë planesh të rënë dakord sot gjatë konsultimeve të qeverisë.

Hidrogjeni i prodhuar nga burime të rinovueshme do të transportohet përmes gazsjellësit të planifikuar, megjithëse Franca e ka kundërshtuar propozimin.

Plani u diskutua gjatë bisedimeve midis zyrtarëve spanjollë dhe një delegacioni gjerman të kryesuar nga kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe tetë nga 16 ministrat e tij, duke përfshirë ministrin e Ekonomisë, Robert Habeck, ministrin e Financave, Christian Lindner dhe ministren e Jashtme, Annalena Baerbock.

Scholz u prit me nderime ushtarake nga kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez në portin e “La Coruna” në konsultimet e para qeveritare midis dy vendeve, në nëntë vjet.

Plani i veprimit trajton një gamë të gjerë fushash politikash nga arsimi tek ekonomia, mbrojtja dhe siguria dhe do të miratohet sot në mbrëmje.

Marrëveshja për energjinë vjen në një kohë të ndjeshme pasi çmimet jane ne rritje dhe Gjermania dhe vendet e tjera evropiane përpiqen të reduktojnë varësinë e tyre nga furnizimet ruse për shkak të luftës së Moskës në Ukrainë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like