Madagaskari miraton ligjin e ”kastrimit kimik” për përdhunuesit e të miturve

by admin
Spread the love

ANTANANARIVO,18 shkurt /ATSH/ – Parlamenti i Madagaskarit miratoi së fundmi një ligj që kërkon aplikimin e metodës ”kastrimit kimik” dhe në disa raste edhe atë kirurgjikal të individëve të shpallur fajtorë për përdhunimin e të miturve, shkruan wealth.com.

Ligji specifikon kastrimin kirurgjik për ata që abuzojnë me fëmijët nën moshën 10 vjeç dhe lejon tredhjen kirurgjikale ose kimike për krimet kundër të miturve nga mosha 10 deri në 13 vjeç, dhe me tredhje kimike të aplikuar për rastet që përfshijnë viktima të moshës 14 deri në 17 vjeç.

Megjithëse ky legjislacion është vlerësuar nga disa aktivistë vendas si një parandalues ​​i domosdoshëm për të luftuar rastet e të përhapura së shumti në Madagaskar, ai është dënuar nga disa organizata si Amnesty International si “trajtim çnjerëzor dhe degradues”, duke ngritur shqetësime për implikime të mundshme për dënime të gabuara. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like