Macron sheh “probleme serioze” me Britaninë e Madhe

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Macroni sheh “probleme serioze” midis Francës dhe Britanisë së Madhe. Shkas për këtë është një deklaratë për Francën e kandidates me shanse më të mëdha për t’u bërë kryeministre e Britanisë së Madhe.

Një deklaratë e personit që mund të jetë kreu i ardhshëm i qeverisë britanike rëndon mbi marrëdhëniet me Francën. Të enjten, në takimin e parafundit të fushatës konservatore në Norfolk, Liz Truss iu përgjigj pyetjes nëse presidenti francez Emmanuel Macron ishte “mik apo armik”: “Gjykimi akoma nuk është bërë”. Ajo do ta gjykojë Macronin si kryeministre me “vepra, jo me fjalë”.

“Franca është mike e popullit britanik”

Macroni foli që nga Algjeria, ku ndodhet për një vizitë zyrtare. Ai tha se “nuk është mirë të humbasësh orientimin. Fjalët kanë një kuptim: mik apo armik”. Po t’i bëhej e njëjta pyetje, ai “nuk do të hezitonte për asnjë sekondë”, tha Macroni. “Franca është mike e popullit britanik”.

Ish-diplomatë të lartë dhe një ish-ministër francez i dënuan komentet e Trussit. Ata besojnë se është akt papërgjegjshmërie që dikush që ka të ngjarë të jetë kryeministre e ardhshme e Britanisë së Madhe të përçmojë një aleat të rëndësishëm.

Peter Ricketts, ish-ambasador britanik në Paris, i quajti në “Guardian të papërshtatshme deklaratat e Truss-it. “Ne jemi në një fazë të garës për udhëheqjen konservatore ku kandidatët duhet të fillojnë ta shohin veten si udhëheqësit e ardhshëm të vendit, edhe të sillen si të tillë,” tha ai.

Përveç Trussit, një kandidat për të pasuar Boris Johnson është Rishi Sunak. Vendimi duhet të merret në fillim të shtatorit.

You may also like