Macron: Evropa do të hap një mision të përbashkët në Afganistan

by admin
Spread the love

Disa vende evropiane po punojnë për një mision të përbashkët diplomatik në Afganistan që do të lejojë ambasadorët e tyre të kthehen në këtë vend, tha presidenti francez, Emmanuel Macron.

Vendet perëndimore po përpiqen të kuptojnë se si të krijojnë një marrëdhënie me Talebanët që morën kontrollin e vendit gjatë muajit gusht, gjersa forcat amerikane u tërhoqën pas njëzet vjetëve.

SHBA dhe vendet e tjera perëndimore mbyllën ambasadat e tyre dhe tërhoqën diplomatët e tyre pasi Talebanët pushtuan Kabulin, pas së cilës militantët shpallën një qeveri të përkohshme, anëtarët më të rëndësishëm të së cilës janë nën sanksionet e SHBA-së dhe OKB-së.

“Disa vende evropiane po mendojmë të organizojmë një vend të përbashkët, i cili do t’i lejonte ambasadorët tanë të jenë të pranishëm”, tha Macron para gazetarëve në Doha, raporton reuters.

“Delegacioni i BE-së theksoi mundësinë e vendosjes së një pranie minimale në Kabul, e cila nuk do të kërkonte njohje dhe do të varet drejtpërdrejt nga situata e sigurisë, si dhe vendimet efektive de facto të qeverisë për të lejuar BE-në të sigurojë mbrojtjen e duhur të stafit të saj dhe lokalet”, thuhet në një deklaratë të Bashkimit Evropian.

Franca njoftoi veçmas të premten se kishte evakuuar misionin në Afganistan me ndihmën e Katarit dhe kështu largoi më shumë se 300 njerëz nga vendi, kryesisht afganë. 

You may also like