Macron dhe ora luksoze “e zhdukur” gjatë intervistës televizive (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Videoja e presidentit francez Emmanuel Macron që hoqi para kamerave një orë luksoze gjatë një interviste në të cilën po diskutohej reforma e tij e pensioneve po bën xhiron e medieve franceze dhe gjysmës së botës dhe veprimi është në qendër të kritikave.

Franca është përfshirë këtë javë nga protestat pas vendimit të Macron-it për të rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64.

Përfaqësuesit e presidentit francez kanë deklaruar se ai e hoqi orën pasi po bënte zhurmë kur përplasej me tryezën. Megjithatë, për kritikët, ora tregon që ai është larg “halleve” të qytetarëve.

Incidenti ndodhi gjatë një intervistës të transmetuar në “prime time” të mërkurën ndërkohë që Macron po argumentonte arsyet e tij për rritjen e moshës së daljes në pension.

Ndërsa fliste, presidenti uli duart poshtë tavolinës dhe nis të zbërthejë orën. Teksa vijonte të fliste, Macron e hoqi orën dhe e largoi nga vetja. Kur i ngriti sërish duart nga tavolina, ora nuk ishte më poshtë mëngës këmishës.

Ekipi i tij këmbënguli që heqja e orës ishte tërësisht e pafajshme. Por ky moment u shfrytëzua nga kritikët e presidentit.

Clémence Guetté, deputete e partisë së majtë La France Insoumise, shkroi në një postim në Tëitter: Ndërsa presidenti po pretendonte se përfituesit e pagës minimale kanë fuqi blerëse të paprecedentë, pamja e fundit e tij ishte duke hequr orën e tij të bukur luksoze.”

Kostoja e saktë e orës është e diskutueshme. Disa sugjerojnë se mund të ketë një vlerë prej 80,000 €, por biznese të tjera thonë se kostoja e vërtetë është 2,400 €.

You may also like