“Ma tha truni për me të puth, edhe me të hup”, kënga e re e Donaldit prapë një dedikim për Borën?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas finales në “Big Brother VIP”, aktori Donald Veshaj filloi të merret edhe me muzikë.

Duke qenë se ai është edhe tekst shkrues shumë i mirë, artisti publikoi edhe këngën e parë “Nuk Je”, ku sipas detaje është dedikim për ish – partneren, Bora Zemani.

Ndërsa, sot (15 prill) artisti ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me binjakun e tij, Romeon dhe këngëtarin njëkohësisht mikun e tyre të ngushtë, Elgit Doda.

Kënga ka titullin “Picasso” dhe në bazë të tekstit që këndonte Donaldi po aludohet nga fabsat se është një tjetër dedikim për moderatoren Zemani.

Kjo gjë u vë re në fjalitë ku ai thoshte: ”Më tha truni me të puthë, më tha truni me të hup”, siç dihet fansat po bazohen tek puthja që i ka dhënë në Big Brother VIP dhe hupja e saj pasi u ndanë duke qenë se aktori krijoi lidhje me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Por, artisti disa herë në shumë statuse u shpreh se është penduar në një farë forme që ka humbur Borën, por çfarë do të ndodh tutje me dyshen mbetet të shihet.


You may also like