Lyrical Son zbulon historinë e dashurisë me Gresën

by admin
Spread the love

Reperi mjaft i dashur për publikun shqiptar, Lyrical Son gjatë një interviste që dha ditën e sotme për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, foli për të gjitha duke nisur nga rrugëtimi i tij artistik, familja dhe sfidat me të cilat po përballet në ditët e sotme tregu muzikor.

Duke u ndalur te kjo e fundit, reperi tha se po ndodh ajo që e cilësoi si një lloj “plastifikimi” për artistët. “Muzika nuk është vetëm me kërcyer apo me të larguar nga situata e keqe, është edukative, me të cilën mundemi të mësojmë diçka. Teksti i autorit mundet me qenë edukativ nëse janë të mirëfillta.

Të jesh reper sot, duhet të lexosh shumë.”, u shpreh Lyrical Son. Më tej, ai u ndal dhe te raporti me MC Kreshën, bashkë me të cilin i kanë dhuruar publikut shqiptar hite të njëpasnjëshme.

Ai thotë se nuk dëshiron t’i cilësojë bashkëpunime këngët që ka me Kreshën, teksa shtoi: ““Unë dhe Kresha jemi një. Është sikur të thuash ka bashkëpunuar Shëipëria dhe Kosova për të mbrojtur flamurin kuq e zi.”, ishin fjalët e tij. /abcnews.al


Lajme interesante

You may also like