Lyon mposht Nice dhe i afrohet zonës Champions, Xeka nderon Lille

by admin
Spread the love

Lyon ka lënë pas krahëve humbjen përballë Monacos, duke reaguar në ndeshjen e radhës në Ligue 1, ku ka mposhtur 2-0 Nicen e vendit të tretë.

Dembele ka zhbllokuar sfidën, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në tentativën e tij të dytë. Herën e parë, topin e pritur nga portieri e kishte çuar në rrjetë Lucas Paqueta, por gjyqtari vendosi që penalltia të përsëritej.

Dembele nuk gabon për herë të dytë dhe vendasit kalojnë në avantazh që në minutat e para të ndeshjes, ndërsa në pjesën e dytë ka qenë Toko Ekambi ai që ka vulosur fitoren e vendasve me golin e shënuar.

Falë këtij suksesi Lyon i afrohet zonës që të çon në Europë dhe diferenca me Nice ngushtohet në vetëm 5 pikë.

Lille është rikthyer tek fitorja në kampionat, pasi ka fituar minimalisht 1-0 në transfertë përballë Montpellier. Një gol i Xeka në pjesën e dytë ka vendosur fatin e kësaj sfide dhe i ka dhuruar kampionëve të Francës një trepikësh me vlera që i ngjit në vendin e 7-të në renditje.

Francë – Ligue 1 / Java e 24-t

Lyon- Nice 2-0

Dembele 8’ (pen), Toko Ekambi 53’

Montpellier- Lille 0-1

Xeka 77’

You may also like